Lyrics to Dashuria
Dashuria Video:
Sa herë të kam pritur Tek vendi që ne dimë Mes shiut rrëke Kur era fryn stuhi Të dy të lagur, strukur qëndronim E s'ndjenim ne vetmi Vetë më mësove se dashuria Ka diell dhe në shi Vetë më mësove se dashuria Gjithë qiellin ka çati Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy E zgjatëm duart, përkulëm degët Por kokrra s'morëm dot Ty të mos kisha pranë ato çaste E etur do te ndjehesha dhe sot Ty të mos kisha pranë ato çaste E etur do të ndjehesha dhe sot Një ditë buzë detit më pyete si fëmi "Vallë dashuria a deti ka më thellësi?" Pastaj i dashur kokën mbështete Përgjigje prisje kot S'di në ç'thellësira humba e tëra Por di se s'dilja dot Sa herë të kam pritur Tek vendi që ne dimë Mes shiut rrëke Kur era fryn stuhi Të dy të lagur, strukur qëndronim E s'ndjenim ne vetmi Vetë më mësove se dashuria Ka diell dhe në shi Vetë më mësove se dashuria Gjithë qiellin ka çati




Songwriters:
Publisher:
Powered by LyricFind